VIDEO/ Kalo: Parandalova Covidin me ‘HCQ’, 32 mjekë në QSUT më ndoqën, vetëm njërin e preku

Mjeku infeksionist, profesor Tritan Kalo shprehet se ka përdorur një medikament të studiuar nga ai vetë, për të luftuar covidin. Vullnetarisht këtij projekti i janë bashkuar 32 vetë, nga të cilët vetëm njëri më pas u prek nga Covidi. Nje deklarate te tille Kalo e beri ne emisionin per ‘Abc e mengjesit’ ne drejtimin gazetarit […]

Shkurt 9, 2024 - 18:37
 0
VIDEO/ Kalo: Parandalova Covidin me ‘HCQ’, 32 mjekë në QSUT më ndoqën, vetëm njërin e preku

Mjeku infeksionist, profesor Tritan Kalo shprehet se ka përdorur një medikament të studiuar nga ai vetë, për të luftuar covidin. Vullnetarisht këtij projekti i janë bashkuar 32 vetë, nga të cilët vetëm njëri më pas u prek nga Covidi.

Nje deklarate te tille Kalo e beri ne emisionin per ‘Abc e mengjesit’ ne drejtimin gazetarit te njohur Enkel Demi, moderatorit Alban Musa dhe gazetareve Bora Shahini, Romina Braho dhe Matilda Zaimi.

“Nisur nga protokolli i semundjeve tropikale, unë jam specialist dhe studioj shumë në këtë fushë, për parandalimin e shumë sëmundjeve infektive, mes të cilave dhe malarjes, është një protokoll që përdoret shumë në zonat e Azisë Juglindore, në lidhje me parandalimin e malarjes cerebrale, ku si bazë shërben hidroksil klorofina.

Nga studimi që bëra kuptova se ishte një mekidament mjaft i suksesshëm për të parandaluar dhe Sarsin(covidin). Kam filluar në dhjetor 2019-tës të marr nga dy tableta në javë, por të përforcuar me një tjetër anti-malarik”, deklaroi Kalo.

I cili në përgjigjie të pyetjes së gazetares se përse nuk e dha dhe për të tjerët këtë mjekim në atë kohë, tha se nuk mund ta bënte të përbotshme pasi mund të kishte probleme me institucionet dhe drejtësinë, ndaj e përdori për vete në fillim.

“Unë kam mbajtur shënime për këtë porofilaksi. Jo vetëm kaq por kam 32 vetë të cilët kanë marrë si prfiilaksi. Grupi vullnetarrisht mori si profilaksi dhe kur ra covidi ishin me antikorpe zero, dhe nga 32 vetë vetëm njëri është prekur”, tha mes të tjerave Kalo./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.