VIDEO/ Kaos dhe terror, dalin pamjet e para nga sulmi izraelit drejt civilëve që prisnin të ushqeheshin në Gazën veriore

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e para të terrorit në mesin e palestinezëve, të cilët vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre, pas

Shkurt 29, 2024 - 16:55
 0
VIDEO/ Kaos dhe terror, dalin pamjet e para nga sulmi izraelit drejt civilëve që prisnin të ushqeheshin në Gazën veriore

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e para të terrorit në mesin e palestinezëve, të cilët vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre, pas sulmit izraelit. Bëhet fjalë për sulmin në pikën e shpërndarjes së ndihmave humanitare për palestinezët në veri të Gazës, të cilët po shtyheshin me njëri-tjetrin në përpjekje për të marrë ushqim.

Al Jazeera Arabic shfaqi pamjet që tregonin se çfarë ndodhi kur ushtria izraelite hapi zjarr gjatë shpërndarjes së ndihmave. Në video dëgjohen të shtënat dhe civilët e alarmuar nga sulmi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit, të paktën 104 njerëz u vranë dhe të paktën 760 u plagosën.

Situata është veçanërisht kritike, pasi dhjetëra të plagosur janë transferuar në spitalin e afërt al-Sifa në gjendje kritike, me mjekët të cilët shprehen se është thuajse e pamundur për t’u përballuar fluksi i pacientëve./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.