Video/ Krimineli sulmon gjyqtaren në seancë pasi i mohoi lirinë me kusht

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjykatëse në Las Vegas u sulmua nga një kriminel gjatë

Janar 4, 2024 - 09:06
 0
Video/ Krimineli sulmon gjyqtaren në seancë pasi i mohoi lirinë me kusht

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjykatëse në Las Vegas u sulmua nga një kriminel gjatë seancës gjyqësore, pasi ajo vendosi t’i mohojë lirimin me kusht.

Pamjet video tregojnë momentin e frikshëm kur i dënuari Deobra Delone Redden u hodh nga vendi ku po qëndronte dhe shkoi në stolin e gjyqtares Mary Kay Holthus për ta qëlluar. Ndërsa hidhet drejt gjyqtares së tronditur, Redden dëgjohet duke e ofenduar.

Oficeri i policisë së bashku me gjyqtaren u përpoqën të shmangnin sulmin, por ai hodh mbi të dy dhe filloi të rrihte brutalisht.

Gjyqtarja Holthus ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet.

Oficeri i policisë u plagos gjithashtu dhe u desh të transportohej në spital pas sulmit brutal./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.