VIDEO/ Kryebashkiaku i kryeqytetit sulmon fizikisht një qytetar, ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Një video që tregon Aleksandar Shapiqin, kryetarin në largim të qytetit të Beogradit dhe kandidatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e partisë SNS të Aleksandar Vuçiqit, po përhapet në rrjetet sociale. Siç mund ta shihni dhe dëgjoni në video, Shapiq po debatonte me qytetarët e mbledhur rreth një projekti dhe në një moment, […]

Maj 9, 2024 - 19:05
 0
VIDEO/ Kryebashkiaku i kryeqytetit sulmon fizikisht një qytetar, ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Një video që tregon Aleksandar Shapiqin, kryetarin në largim të qytetit të Beogradit dhe kandidatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e partisë SNS të Aleksandar Vuçiqit, po përhapet në rrjetet sociale.

Siç mund ta shihni dhe dëgjoni në video, Shapiq po debatonte me qytetarët e mbledhur rreth një projekti dhe në një moment, ai shihet duke ia rrëmbyer telefonin celular një qytetari dhe ia hedh në tokë.

Aktivisti Zlatko Jankoviq ka konfirmuar për d gazetën danas se kjo ka ndodhur vërtet gjatë një takimi me të parin e kryeqytetit serb.

Jankoviq saktëson se Shapiq ka folur me disa aktivistë pas konferencës ndërsa ka pasur konflikt verbal me njërin prej tyre, të cilit ia ka hedhur telefonin.

“Kjo ishte në fund. Ne biseduam pas fjalimit të tij, ai e ndërpreu shpesh aktivistin tonë Branko, i cili po i shpjegonte se ku kishin bërë gabime procedurale që bënë që gjykata të pranonte iniciativën tonë për të ndaluar punimet e shpimit në argjinaturë. Ai donte të kalonte përmes turmës së qytetarëve si një bandit, por ai nuk donte të lëvizte, ia rrëmbeu telefonin dhe e hodhi në dysheme, pastaj u largua nga vendi i ngjarjes”, shtoi ai.

Ndryshe, gjashtë muaj pas zgjedhjeve për kuvendin komunal, votuesit në Beograd do të shkojnë sërish në qendrat e votimit më 2 qershor, sepse asnjë parti apo koalicion nuk mblodhi mjaftueshëm këshilltarë për një shumicë pas votimit të dhjetorit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.