VIDEO/ Kush e ngacmoi? Irritohet Efi: Njerëz të shpifur, unë s’jam kafshë

‘Thashethemet’ e fundit në rrjet e kanë acaruar keq ish-banoren e ‘BBVIP’ Efi, e cila ka një mesazh publik për të gjithë ata që interesohen ‘më shumë seç duhet’ për jetën e saj personale. Në një video në ‘Instastory’, Efi ka reaguar ashpër për lajmet që qarkullojnë, ku përmendet lidhja e saj me djalin misterioz, […]

Tetor 6, 2023 - 20:45
 0
VIDEO/ Kush e ngacmoi? Irritohet Efi: Njerëz të shpifur, unë s’jam kafshë

‘Thashethemet’ e fundit në rrjet e kanë acaruar keq ish-banoren e ‘BBVIP’ Efi, e cila ka një mesazh publik për të gjithë ata që interesohen ‘më shumë seç duhet’ për jetën e saj personale.

Në një video në ‘Instastory’, Efi ka reaguar ashpër për lajmet që qarkullojnë, ku përmendet lidhja e saj me djalin misterioz, i cili aludohet se mund të jetë personazh publik, gjë të cilën ish-banorja nuk e ka pritur aspak mirë.

“Po e bëj këtë story për t’i dhënë fund disa aludimeve për marrëdhënien time. E para nuk ka çfarë ju duhet me kë jam në një marrëdhënie. Meqë është përfolur për një x person publik, mjaft më.

Nuk e di pse bëhen njerëzit kaq të këqinj dhe kaq të poshtër, aq sa për t’i prishur punë të tjerëve dhe për të vënë fjalë që nuk ekzistojnë. Edhe unë jam një njëri, nuk jam kafshë.

Ndjenjat i kam po njësoj. Marrëdhënien time dua ta mbaj private, por nuk ka lidhje me çfarë flitet dhe çfarë dëgjoj. Kështu mjaft më se ma shpifët”, shprehet Efi./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.