VIDEO/ Lamtumira me kushërinjtë, momentet e fundit të Alma Arrazit dhe fëmijëve para se të përfundonin në Bunë

Erdgesa dhe Gresi përshëndesin për herë të fundit kushërirën e tyre, pa e ditur se cili do të ishte fati i tyre tragjik.

Maj 9, 2024 - 17:35
 0
VIDEO/ Lamtumira me kushërinjtë, momentet e fundit të Alma Arrazit dhe fëmijëve para se të përfundonin në Bunë

Erdgesa dhe Gresi përshëndesin për herë të fundit kushërirën e tyre, pa e ditur se cili do të ishte fati i tyre tragjik.

Këto janë momentet e fundit të fiksuara në kamera ku shihet Alma Arrazi sëbashku me tre fëmijët e saj, ku pasi përshëndetet me kunatën (bashkëshorten e vëllait të burrit), marrin rrugën drejt urës në lumin Buna.

Në video shihet se fëmijët janë të lumtur, dhe vajzat ngrenë dorën në shenjë përshëndetjeje me kushërirën e tyre, dhe nusen e xhaxhait, por pa e ditur se kjo do të ishte dhe takimi i fundit mes tyre.

Vetëm pak çaste pas fiksimit të këtij momenti Alma Arrazi do të merrte aktin e rëndë duke u hedhur në lumë bashkë me fëmijët e saj si shenjë hakmarrjeje ndaj bashkëshortit, i cili ushtronte presion psikologjik për ta larguar nga shtëpia, pasi kishte gjetur një të dashur më të re.

Tragjedia e Bunës është një ngjarje që tronditi pafundësisht opinionin shqiptar, por dhe ra sërish një këmbanë e fortë alarmi se familja shqiptare është më e rrezikuar se kurrë më parë.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.