VIDEO/ ‘Legjionarët’: Gol e asist, Sokol Cikalleshi kthehet i frymëzuar nga Kombëtarja në kampionatin turk

Goli i shënuar me Kombëtaren shqiptare të futbollit në Moldavi dhe që shërbeu për kualifikimin në Euro 2024, duket ka motivuar më shumë Sokol Cikalleshin, i cili sot është bërë protagonisti kryesor i fitores së Koniaspor ndaj Kasimpasa në kampionatin turk. Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar gol dhe ka dhënë asist në suksesin 2-0 të […]

Nëntor 25, 2023 - 17:33
 0
VIDEO/ ‘Legjionarët’: Gol e asist, Sokol Cikalleshi kthehet i frymëzuar nga Kombëtarja në kampionatin turk

Goli i shënuar me Kombëtaren shqiptare të futbollit në Moldavi dhe që shërbeu për kualifikimin në Euro 2024, duket ka motivuar më shumë Sokol Cikalleshin, i cili sot është bërë protagonisti kryesor i fitores së Koniaspor ndaj Kasimpasa në kampionatin turk.

Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar gol dhe ka dhënë asist në suksesin 2-0 të ekipit të tij, që mori një fitore të rëndësishme për t’u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Në ndeshjen e sotme, Cikalleshi shënoi golin e avantazhit në minutën e 64-t të ndeshjes pas një asisti të shkëlqyer të Morenos.

 SHIH VIDEON

Më pas, në minutën e 77 ishte ai që dha asistin për Guijerme, i cili shkoi drejt portës dhe lëshoi një gjuajtje të fortë që u ndal në rrjetë duke vulosur fitoren 2-0.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i pestë i Cikalleshit në këtë kampionat me fanellën e Koniaspor, ndwësa ka dhënë edhe dy asiste./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.