VIDEO/ Letra e Heidi Bacit pas largimit nga Grande Fratello: E kuptova gjestin e babait tim…!

Largimi i shqiptares Heidi Baci nga shtëpia e Grande Fratello ka shkaktuar reagime të shumta në Itali dhe Shqipëri. Shumë e kanë përshëndetur vendimin e saj për t’u larguar nga reality show i famshëm pas hyrjes së babait të saj në shtëpi dhe të tjerë e kanë kritikuar. Për këtë arsye, ajo u shkroi një […]

Tetor 20, 2023 - 18:55
 0
VIDEO/ Letra e Heidi Bacit pas largimit nga Grande Fratello: E kuptova gjestin e babait tim…!

Largimi i shqiptares Heidi Baci nga shtëpia e Grande Fratello ka shkaktuar reagime të shumta në Itali dhe Shqipëri. Shumë e kanë përshëndetur vendimin e saj për t’u larguar nga reality show i famshëm pas hyrjes së babait të saj në shtëpi dhe të tjerë e kanë kritikuar. Për këtë arsye, ajo u shkroi një letër, ku u shpjegonte shkurt motivimin e saj.

“Përshëndetje djema, pas daljes sime të papritur është e nevojshme t’ju jap disa shpjegime. Në periudhën e fundit brenda shtëpisë kam shfaqur shenja hezitimi, jam tronditur dhe dyshoj dhe prindërit e mi kanë përjetuar disa nga peripecitë e ditëve të fundit me shqetësim, veçanërisht nëna ime.

Nuk mund të hyj në detaje dhe t’ju jap më shumë informacion në këtë moment, situata është ende delikate. Mund t’ju them vetëm se e kuptova gjestin e babait tim.

Më vjen shumë keq që nuk munda tu them lamtumirë, por në atë moment ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë. Në jetë kam prioritete dhe familja ime kishte nevojë për mua.”, thuhet në letër.//m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.