VIDEO/ “Lironi Palestinën”, protestuesja i ndërpret fjalimin, si reagon Kim Kardashian

Kim Kardashian vizitoi Gjermaninë për të folur në panairin tregtar dixhital dhe marketing OMR vetëm disa orë pas paraqitjes së saj në Met

Maj 8, 2024 - 11:30
 0
VIDEO/ “Lironi Palestinën”, protestuesja i ndërpret fjalimin, si reagon Kim Kardashian

Kim Kardashian vizitoi Gjermaninë për të folur në panairin tregtar dixhital dhe marketing OMR vetëm disa orë pas paraqitjes së saj në Met Gala në New York .

Por, pasi u ngjit në skenë, Kardashian u ndërpre nga një protestues i cili filloi të bërtiste vazhdimisht “Liro Palestinën”. Pamjet e shpërndara gjithandej në rrjet, tregojnë rojet e sigurimit duke e nxjerrë gruan nga turma.

Kardashian dëgjohet duke thënë “Lironi të gjithë” në mikrofonin e saj ndërsa protestuesi tërhiqet.

Më pas Kardashian tha: “Unë simpatizoj popullin e Izraelit dhe ata në Palestinë . Unë simpatizoj të gjithë. Gjithçka që duam është që të gjithë të ndihen të sigurt dhe të lirë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.