VIDEO/ Lufta me Hamas: Mbërrin në Izrael një aeroplan i ngarkuar me autoblinda nga SHBA

Ka nisur operacioni madhor i SHBA-së për të mbështetur Izraelin në fushën e mbrojtjes. Ministria izraelite e Mbrojtjes mori një aeroplan transporti nga SHBA që mbante ngarkesën e parë të automjeteve të blinduara të destinuara për përdorim nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit. Automjetet, siç njoftoi Ministria izraelite e Mbrojtjes, po i transferohen ushtrisë për […]

Tetor 19, 2023 - 18:35
 0
VIDEO/ Lufta me Hamas: Mbërrin në Izrael një aeroplan i ngarkuar me autoblinda nga SHBA

Ka nisur operacioni madhor i SHBA-së për të mbështetur Izraelin në fushën e mbrojtjes.

Ministria izraelite e Mbrojtjes mori një aeroplan transporti nga SHBA që mbante ngarkesën e parë të automjeteve të blinduara të destinuara për përdorim nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Automjetet, siç njoftoi Ministria izraelite e Mbrojtjes, po i transferohen ushtrisë për të zëvendësuar ato të dëmtuara gjatë luftës.

“Hamasi kreu mizori që të kujtojnë sulmet më të këqija të Shtetit Islamik”, tha presidenti amerikan në deklaratën e tij në konferencën për shtyp në Tel Aviv, duke nënvizuar se sulmi i nisur nga organizata islamike palestineze ishte po aq i rëndë sa të kishte ndodhur 15 herë sulmi i 11 shtatorit.

“Shteti i Izraelit ka lindur për të qenë një vend i sigurt për popullin hebre”, deklaroi Biden duke shtuar se nëse vendi nuk do të ekzistonte sot “ne do të duhej ta shpiknim”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri po ashtu të ditur se shpejti do t’i kërkojë Kongresit Amerikan një paketë mbrojtëse “të paprecedentë” për Izraelin./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.