VIDEO/ Malltezi shfaqet nervoz në kafazin e GJKKO-së, Arben Kraja përballë tij

Report TV sjell një tjetër video nga GJKKO ku po shqyrtohet vlerësimi i masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin. Jamarbër Malltezi prej 21 tetorit ndodhet i arrestuar në qelitë e paraburgimit, ndërsa për Ortakun e tij, Bektashi dhe për Sali Berishën është dhënë masa e sigurisë “detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalimi i […]

Tetor 23, 2023 - 15:25
 0
VIDEO/ Malltezi shfaqet nervoz në kafazin e GJKKO-së, Arben Kraja përballë tij

Report TV sjell një tjetër video nga GJKKO ku po shqyrtohet vlerësimi i masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin.

Jamarbër Malltezi prej 21 tetorit ndodhet i arrestuar në qelitë e paraburgimit, ndërsa për Ortakun e tij, Bektashi dhe për Sali Berishën është dhënë masa e sigurisë “detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalimi i udhëtimit jashtë”

Prokurori Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai po hetojnë dosjen e bujshme.

Seanca u shty për dy orë pasi avokatët kërkuan kohë për tu njohur me provat. Prej 2020 dosja e cila nisi pas kallezimit te Taulant Ballës atëherë kreu i grupit PS-së hetohej nga Enkeleda Millonai por më pas pasi Kraja u largua nga posti i kreut të SPAK iu bashkua hetimit të dosjes së privatizimit të ish kompleksit Partizani.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.