VIDEO / Mbante pistoletë me vete, momenti kur agjentët neutralizojnë 22-vjeçarin në Tiranë

Agjentët e Policisë së Tiranës kanë arrestuar një 22-vjeçar të armatosur që qarkullonte me pistoletë. I riu Rigels M. 22 vjeç banues në zonën e Arbanës, u arrestua nga policia në flagrancë. Atij iu gjet pistoleta dhe një krehër me municion. Ndërsa nga kontrolli në banesën e tij, iu sekuestruan sasi municioni luftarak dhe fara […]

Shkurt 4, 2024 - 11:03
 0
VIDEO / Mbante pistoletë me vete, momenti kur agjentët neutralizojnë 22-vjeçarin në Tiranë

Agjentët e Policisë së Tiranës kanë arrestuar një 22-vjeçar të armatosur që qarkullonte me pistoletë. I riu Rigels M. 22 vjeç banues në zonën e Arbanës, u arrestua nga policia në flagrancë.

Atij iu gjet pistoleta dhe një krehër me municion. Ndërsa nga kontrolli në banesën e tij, iu sekuestruan sasi municioni luftarak dhe fara kanabisi.

Sipas policisë, në bazë të informacioneve, 22-vjeçari dyshohet se pistoletën e kishte për ta shitur.

Ndërkohë hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.