VIDEO/ Mbappe njofton largimin nga PSG

Pas muajsh spekulimesh, ylli francez i futbollit Kylian Mbappe njoftoi mbrëmjen e sotme largimin në fundin e sezonit nga Paris Saint-Germain. Në një

Maj 10, 2024 - 21:40
 0
VIDEO/ Mbappe njofton largimin nga PSG

Pas muajsh spekulimesh, ylli francez i futbollit Kylian Mbappe njoftoi mbrëmjen e sotme largimin në fundin e sezonit nga Paris Saint-Germain.

Në një video të postuar në “X”, Mbappé tha se nuk do ta zgjasë kontratën përtej këtij sezoni dhe se do të luajë ndeshjen e tij të fundit në shtëpi për PSG kundër Toulouse ditën e diel.


“Unë gjithmonë kam thënë se do të flas me ju kur të vijë koha. So dua t’ju njoftoj të gjithëve se është viti im i fundit te Paris Saint-Germain. Nuk do ta zgjas (kontratën) dhe aventura do të përfundojë brenda disa javësh. Do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc des Princes të dielën.

“Kam shumë emocione. Pata shansin dhe nderin e madh të jem anëtar i klubit më të madh francez, një nga më të mirët në botë, gjë që më lejoi të arrij këtu dhe të kem përvojën time të parë në një klub me shumë presion. Për t’u rritur si lojtar, sigurisht, duke qenë përkrah disa prej (lojtarëve) më të mirë në histori. Disa nga kampionët më të mëdhenj. Të takoj shumë njerëz dhe të rritem si burrë gjithashtu me gjithë lavdinë dhe gabimet që kam bërë.”- tha ai.

Mbappe largohet kështu nga PSG pas shtatë vitesh në klub. Ai u bashkua me huazim nga Monaco në vitin 2017, me lëvizjen që u bë e përhershme verën e ardhshme.

Sulmuesi i Francës ka shënuar 255 gola në 306 ndeshje për PSG-në, duke fituar Ligue 1, gjashtë herë përfshirë këtë sezon. Ai gjithashtu ka fituar Coupe de France tri herë dhe Coupe de la Ligue dy herë.

Klubi i radhës i 25-vjeçarit pritet të jetë Real Madrid.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.