VIDEO / Me antiplumb dhe policë të shumtë, Azgan Mërnica mbërrin në gjykatë për masë sigurie

Azgan Mërnica ka dalë këtë të premte para gjykatës së Fierit, për t’u njohur me masën e sigurisë. Gazetarja Anila Sefa raporton se ai ka mbërritur në gjykatë i veshur me antiplumb dhe i shoqëruar nga dy furgona policie. 23-vjeçari i cili mesditën e së hënës vrau me armë zjarri efektivin Novruz Cenalia, u vetëdorëzua […]

Maj 17, 2024 - 14:35
 0
VIDEO / Me antiplumb dhe policë të shumtë, Azgan Mërnica mbërrin në gjykatë për masë sigurie

Azgan Mërnica ka dalë këtë të premte para gjykatës së Fierit, për t’u njohur me masën e sigurisë. Gazetarja Anila Sefa raporton se ai ka mbërritur në gjykatë i veshur me antiplumb dhe i shoqëruar nga dy furgona policie.

23-vjeçari i cili mesditën e së hënës vrau me armë zjarri efektivin Novruz Cenalia, u vetëdorëzua 48 orë pas krimit.

Mbrëmjen e së mërkurës ai u dërgua nga familjarët në drejtorinë e policisë së Fierit, pasi më parë ishte lokalizuar nga RENEA.

Para hetuesve, vetë 23-vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë dhe nuk ka shfaqur pendesë. Ai ka treguar se po udhëtonte me shpejtësi kur desh u përplas me makinë me efektivin e Shqiponjave, në një prej rrugëve të fshatit Baltëz.

28-vjeçari, i cili ishte nisur për në punë, i bëri me shenjë të ndalonte dhe pasi zbritën nga mjetet iu drejtua me fjalët “ku shkon me këtë shpejtësi”. Nën pretendimin se u ndje i frikësuar, Mërnica u tregoi hetuesve se e qëlloi policin Cenalia, sapo ky i fundit u kthye me kurriz për nga makina e tij.

Për më shumë se 48 orë, vrasësi 23-vjeçar u fsheh nëpër kanalet e fshatrave të Fierit. Pasditen e së mërkurës, u kthye në shtëpinë e dajës së tij në Dërmenas, pasi siç pranoi ishte edhe i uritur pasi kishte dy ditë pa ngrënë.

Mbi Azgan Mërnicën rëndon akuza e vrasjes së punonjësit të Policisë së Shtetit dhe armëmbajtje pa leje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.