VIDEO/ Me kapuç dhe kokën poshtë: Ky është i dyshuari i vendosjes së lëndës plasëse sot në Durrës

Personi në video dyshohet të jetë personi që ka vendosur lëndën plasëse në banesën e Ilir Koçiljas mbrëmjen e sotme në Durrës. Sikurse duket nga pamjet e sigurisë, ai kalon pranë banesës, teksa mban veshur një kapuç dhe qëndron kokulur. Ndërkohë policia po punon për të verifikuar nëse është ky personi që ka vendosur lëndën […]

Shkurt 26, 2024 - 23:15
 0
VIDEO/ Me kapuç dhe kokën poshtë: Ky është i dyshuari i vendosjes së lëndës plasëse sot në Durrës

Personi në video dyshohet të jetë personi që ka vendosur lëndën plasëse në banesën e Ilir Koçiljas mbrëmjen e sotme në Durrës.

Sikurse duket nga pamjet e sigurisë, ai kalon pranë banesës, teksa mban veshur një kapuç dhe qëndron kokulur.

Ndërkohë policia po punon për të verifikuar nëse është ky personi që ka vendosur lëndën plasëse.

Banesa e Ilir Kociljes i cili dy javë më parë vrau fqinjin e tij për një vend parkimi, i është vënë sot lëndë plasëse.

Më 14 shkurt ai vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka për shkak të një vendi parkimi.

Shpërthimi rreth orës 19.50, ndërsa banesën e tij s’ka pasur njeri, pasi 35-vjeçari Koçilja jetonte vetëm dhe aktualisht ndodhet në paraburgim./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.