VIDEO/ Me kapuç në kokë dhe i pashqetësuar, momenti kur hajduti hyn nga dritarja dhe vjedh armën e gardistit

Denoncimi është bërë nga 36-vjeçari, Dhimitër Prifti, i cili është paraqitur në komisariatin nr.1 të kryeqytetit, ku veç kallëzimit ka dorëzuar si prova

Shkurt 29, 2024 - 17:30
 0
VIDEO/ Me kapuç në kokë dhe i pashqetësuar, momenti kur hajduti hyn nga dritarja dhe vjedh armën e gardistit

Denoncimi është bërë nga 36-vjeçari, Dhimitër Prifti, i cili është paraqitur në komisariatin nr.1 të kryeqytetit, ku veç kallëzimit ka dorëzuar si prova materiale edhe dy video.

Vizion Plus ka siguruar videon ku shihet personi i dyshuar teksa hyn në shtëpinë e gardistit.

Ai është i veshur me tuta ngjyrë gri dhe mban një kapuç në kokë.

Personi i dyshuar afrohet në dritaren e banesës së gardistit, qëndron për pak çaste duke këqyrur nëse ka apo jo njeri brenda saj.

Në një moment ai drejtohet me fytyrë nga kamera e sigurisë dhe më pas vepron duke hyrë brenda.

Sipas këtyre pamjeve, atij i kanë mjaftuar pak sekonda për të kryer grabitjen dhe del sërish nga dritarja. Në momentin e largimit, grabitësi e shmang kamerën duke mbuluar me duar fytyrën.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa mësohet se mes pistave të mundshme është edhe ajo e grabitjes nga një person i njohur me punonjësin e gardës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.