VIDEO/ Me kapuç në kokë, ja momenti kur hajduti hyn nga dritarja e banesës dhe i vjedh pistoletën e shërbimit punonjësit të Gardës

Dhimitër Prifti, punonjës i Gardës së Republikës, ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur armën e shërbimit. Sipas 36-vjeçarit, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë kryer vjedhjen. Këto janë pamjet kur një person i paidentifikuar futet në banesën e një punonjësi të gardës dhe dyshohet se i ka vjedhur […]

Shkurt 29, 2024 - 16:05
 0
VIDEO/ Me kapuç në kokë, ja momenti kur hajduti hyn nga dritarja e banesës dhe i vjedh pistoletën e shërbimit punonjësit të Gardës

Dhimitër Prifti, punonjës i Gardës së Republikës, ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur armën e shërbimit. Sipas 36-vjeçarit, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë kryer vjedhjen.

Këto janë pamjet kur një person i paidentifikuar futet në banesën e një punonjësi të gardës dhe dyshohet se i ka vjedhur këtij të fundit armën e shërbimit.

Punonjësi i Gardës sapo ka konstatuar se në banesë i mungonte arma e shërbimit ka bërë menjëherë kallëzim në komisariatin nr.1 të policisë së Tiranës.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve’ thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Siç duket edhe nga pamjet një person me kapuç ngjitet në dritaren e banesës së gardistit dhe futet brenda saj, ku ka vjedhur edhe armën. Policia ka sekuestruar edhe kamera të tjera sigurie që mund të bëjnë të mundur identifikimin e personit që ka kryer vjedhjen./m.j

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.