VIDEO/ Me thikën e krimit në xhep, momenti kur arrestohet autori që vrau 40-vjeçarin pas sherrit për parkimin

Ky është momenti kur autori i dushuar i vrasjes së Halik Kokës ëhstë vënë në pranga. Ilir Koçilja  arrestua pas disa orësh ndjekje. Ngjarja e rëndë në Durrës u regjistuar mesditën e sotme në lagjen nr.4. “Shërbimet e DVP Durrës, pas identifikimit të autorit të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr. 4, […]

Shkurt 14, 2024 - 16:02
 0
VIDEO/ Me thikën e krimit në xhep, momenti kur arrestohet autori që vrau 40-vjeçarin pas sherrit për parkimin

Ky është momenti kur autori i dushuar i vrasjes së Halik Kokës ëhstë vënë në pranga.

Ilir Koçilja  arrestua pas disa orësh ndjekje.

Ngjarja e rëndë në Durrës u regjistuar mesditën e sotme në lagjen nr.4.

“Shërbimet e DVP Durrës, pas identifikimit të autorit të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr. 4, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi H. K., 46 vjeç, i cili si pasojë, humbi jetën gjatë transportimit në spital, vijuan kontrollet intensive në zonë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 11, Durrës, u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi I. K., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga sëmundje mendore”, njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjet edhe thika me të cilin dyshohet se kreu vrasjen.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.