VIDEO/ Me vlerë 2 milionë euro, kapet sërish kokainë në portin e Pireut, dalin pamjet, shikoni ku ishte fshehur 46 kg kokainë

Një tjetër sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar në portin e Pireut në Athinë, e cila vinte nga Ekuadori. Sipas mediave greke, kokaina ishte me peshë 46 kg dhe do të kapte shifrën e 2 milionë eurove kur të hidhej në treg. Lënda narkotike është gjetur në kontejner me banane, ndërsa është zbuluar pas […]

Maj 28, 2024 - 19:00
 0
VIDEO/ Me vlerë 2 milionë euro, kapet sërish kokainë në portin e Pireut, dalin pamjet, shikoni ku ishte fshehur 46 kg kokainë

Një tjetër sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar në portin e Pireut në Athinë, e cila vinte nga Ekuadori.

Sipas mediave greke, kokaina ishte me peshë 46 kg dhe do të kapte shifrën e 2 milionë eurove kur të hidhej në treg.

Lënda narkotike është gjetur në kontejner me banane, ndërsa është zbuluar pas kontrollit të imtësishëm nga efektivët.

Kujtojmë se pak ditë më parë sërish në Pire janë sekuestruar dy ngarkesa me drogë, ku mes të arrestuarve ishin edhe dy shqiptar. (Shih VIDEO-n ketu)

Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rrjeti ndërkombëtar të importit dhe trafikut të drogës si dhe po hetohet për një lidhje të mundshme me dy rastet e tjera./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.