VIDEO/ Megaoperacioni: Kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë e Azi, kush është shqiptari i arrestuar në Bolivi

Policia boliviane ka kryer një operacion të gjerë kundër një grupit të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Midis të arrestuarve është edhe një shqiptar i identifikuar si Loren Hyseni, i cili dyshohet si kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Bolivia në Evropë dhe Azi. Ministri bolivian i Brendshëm, i cili […]

Shkurt 16, 2024 - 20:42
 0
VIDEO/ Megaoperacioni: Kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë e Azi, kush është shqiptari i arrestuar në Bolivi

Policia boliviane ka kryer një operacion të gjerë kundër një grupit të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Midis të arrestuarve është edhe një shqiptar i identifikuar si Loren Hyseni, i cili dyshohet si kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Bolivia në Evropë dhe Azi.

Ministri bolivian i Brendshëm, i cili dha detajet e operacionit tha se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në vend, ndërsa do të bashkëpunohet me Europol dhe Interpol për të zbardhur rrjetin e trafikut.

Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme ndërsa si synim kishte arrestimin e autorit të vrasjes së dy personave që u vranë në San Ignacio de Velasco gjatë ditëve të karnavaleve.

Mes të arrestuarve janë dy shtetas brazilianë, një paraguajan, një shqiptar dhe një bolivian.

Subjektet u kapën gjatë një sërë bastisjesh, me qëllim kapjen e atyre që dyshohet se ishin përgjegjës për vrasjen e dy personave gjatë ditëve të karnavaleve në San Ignacio de Velasco./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.