VIDEO/ Mirlind Daku, sulmuesi i Kombëtares vetëm pas 6 minutash lojë shënon supergol në Rusi

Mirlind Daku shënoi golin e katërt këtë të dielë në Rusi. Për javën e 18-të në Premier Ligën ruse të futbollit, Rubin Kazani po fiton 0-1 në udhëtim kundër Baltika. Dueli u zhbllokua pas vetëm gjashtë minutave lojë nga sulmuesi i Kombëtares. Daku mori një pasim të gjatë nga Vujacic prej mbrojtjes dhe me një […]

Dhjetor 10, 2023 - 19:01
 0
VIDEO/ Mirlind Daku, sulmuesi i Kombëtares vetëm pas 6 minutash lojë shënon supergol në Rusi

Mirlind Daku shënoi golin e katërt këtë të dielë në Rusi. Për javën e 18-të në Premier Ligën ruse të futbollit, Rubin Kazani po fiton 0-1 në udhëtim kundër Baltika.

Dueli u zhbllokua pas vetëm gjashtë minutave lojë nga sulmuesi i Kombëtares. Daku mori një pasim të gjatë nga Vujacic prej mbrojtjes dhe me një prekje të lehtë nxori jashtë loje kundërshtarin.

Përballë portierit Dzhanaev, sulmuesi kuqezi nuk e pati të vështirë dhe të majtë e ndali sferën në rrjetë për golin e katërt sezonal./m.j

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.