VIDEO/ Mjekët nxjerrin beben nga barku i nënës së vdekur, vjen në jetë foshnja “mrekulli” në Gaza

“Dritë” shprese në mes të luftës në Gaza. Një foshnje e gjinisë femërore erdhi në jetë përmes ndërhyrjes cezariane, pasi nëna e saj

Prill 22, 2024 - 10:25
 0
VIDEO/ Mjekët nxjerrin beben nga barku i nënës së vdekur, vjen në jetë foshnja “mrekulli” në Gaza

“Dritë” shprese në mes të luftës në Gaza.

Një foshnje e gjinisë femërore erdhi në jetë përmes ndërhyrjes cezariane, pasi nëna e saj u vra në një sulm izraelit në Rafah, në Rripin e Gazës.

Nga sulmi humbën jetën në total 19 persona mes tyre prindërit e foshnjës mrekulli dhe 13 fëmijë të së njëjtës familje.

“Foshnja, e cila peshon 1.4 kg dhe lindi me prerje cezariane, është në gjendje të qëndrueshme, shëndeti i vogëlushes po përmirësohet gradualisht”, tha për mediat mjeku Mohamed Salama.

Nëna e foshnjës, Sabrin al-Sakani, ishte 30 javë shtatzënë kur u vra nga sulmet në Rripin e Gazës. Foshnja do të qëndrojë në spital për tre deri në katër javë, tha mjeku.

“Pasi të dalë nga spitali do të shohim se me kë do të jetojë foshnja, me tezen, dajën apo gjyshërit. Kjo është tragjedia më e madhe: edhe nëse ky fëmijë ka mbijetuar, ka lindur jetim”, tha mjeku për gazetarët.

Kur u pyet për viktimat në Rafah, një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se objektiva të ndryshëm ushtarakë u goditën në Gaza, duke përfshirë infrastrukturën ushtarake, raketahedhës dhe persona të armatosur.

Autoritetet shëndetësore palestineze të varrezave masive kanë njoftuar se më shumë se 34,000 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i operacioneve izraelite atje.

Lufta shpërtheu më 7 tetor pas një sulmi të paprecedentë të Hamasit kundër Izraelit që mori jetën e rreth 1200 njerëzve. Për më tepër, dje Ministria e Shëndetësisë e Hamasit theksoi se 48 palestinezë u vranë dhe 79 të tjerë u plagosën në Gaza nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.