VIDEO/ Momente të shëmtuara nga shou i sforcuar i ‘bashkimit’ të demokratëve me Berishën ‘non grata’

Gazment Bardhi thirri këtë të martë në një takim, gjithë deputetët e PD-së, mes te cileve dhe Sali Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, Britani e qe trajtohet si i tille dhe nga BE.. Qëllimi ishte bashkimi i tyre, kundër Edi Ramës. Por kjo video flet më shumë se çdo fjalë. Sali Berisha, jo […]

Shtator 5, 2023 - 17:53
 0

Gazment Bardhi thirri këtë të martë në një takim, gjithë deputetët e PD-së, mes te cileve dhe Sali Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, Britani e qe trajtohet si i tille dhe nga BE..

Qëllimi ishte bashkimi i tyre, kundër Edi Ramës. Por kjo video flet më shumë se çdo fjalë.

Sali Berisha, jo vetëm që nuk i takoi, ndërsa shkoi në takim, mbajti fjalimin e tij dhe iku, ndërsa këta e pritën për më shumë se një orë, por në fund, as vetë deputetët e dy grupeve nuk u panë bashkë.

Siç shihet qartë, grupi i Sali Berishës, me Edi Palokën e Tritan Shehun në kreu, qendrojnë më vete, ndërsa Gaz Bardhi pak metra më tutje, qendron po ashtu më vete.

Me gjithë ato që i kanë thënë njëri-tjetrit, nga akuzat për vrasje, tek korrupsioni, është pak e vështirë që të pajtohen sikur nuk ka ndodhur asgjë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.