VIDEO/ Momente terrori në aeroport, dy avionë rrezikojnë përplasjen në pistë

Një moment terrori ka ndodhur në aeroportin e Mumbait në Indi, me dy avionë që rrezikuan të përplaseshin me njëri-tjetrin në pistë. Aeroplani i “Air India” u ngrit në ajër vetëm pak sekonda pas uljes së “IndiGo” në pistë, me të dy avionët që ishin vetëm disa metra larg njëri-tjetrit. Pas shqyrtimit të skenës së […]

Qeshor 10, 2024 - 15:05
 0
VIDEO/ Momente terrori në aeroport, dy avionë rrezikojnë përplasjen në pistë

Një moment terrori ka ndodhur në aeroportin e Mumbait në Indi, me dy avionë që rrezikuan të përplaseshin me njëri-tjetrin në pistë.

Aeroplani i “Air India” u ngrit në ajër vetëm pak sekonda pas uljes së “IndiGo” në pistë, me të dy avionët që ishin vetëm disa metra larg njëri-tjetrit.

Pas shqyrtimit të skenës së tmerrshme, mbikëqyrësi i aviacionit të vendit konfirmoi se një hetim ishte nisur për këtë ngjarje.Nga ana tjetër, zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil deklaruan se kanë pezulluar kontrolluesin e trafikut ajror i cili ishte në detyrë në atë moment.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.