VIDEO/ Momentet dramatike, forcat speciale të Iranit zbarkojnë në anijen greke

Tregtia ndërkombëtare është në një rrezik të madh gjatë javëve të fundit pasi rebelët Houthi vijojnë të godasin anijet tregtare në Detin e

Janar 13, 2024 - 12:54
 0
VIDEO/ Momentet dramatike, forcat speciale të Iranit zbarkojnë në anijen greke

Tregtia ndërkombëtare është në një rrezik të madh gjatë javëve të fundit pasi rebelët Houthi vijojnë të godasin anijet tregtare në Detin e Kuq, ndërkohë që sëfundmi kanë dalë imazhet e momentit kur forcat speciale iraniane zbarkuan në tankerin e naftës “Suez Rajan” në gjirin e Omanit.

Pamjet e transmetuara nga mediat  shtetërore iraniane tregojnë momentin kur forcat speciale hipin në dy helikopterë dhe zbarkojnë në tanker.

Anija në pronësi të një kompanie greke dhe me flamur të ishujve Marshall kishte një ekuipazh prej 20 eprsonash.

Ajo u ngarkua disa ditë më parë në portin e Basras në Irak dhe ishte nisur drejt një porti turk.

Veprimi i Iranit erdhi pas sekuestrimit të një tankeri nafte iraniane nga forcat amerikane në të njëjtën zonë disa ditë më parë.

Më herët, britanikët dhe amerikanët bombarduan rebelët Houthi në Jemen pas sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.