VIDEO / Momenti i shpërthimit kamikaz pranë Ministrisë së Brendshme në Ankara

Ministria e Brendshme e Turqisë (MBT) tha të dielën se dy “terroristë” e kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, me anë një postimi në rrjetet […]

Tetor 1, 2023 - 12:45
 0
VIDEO / Momenti i shpërthimit kamikaz pranë Ministrisë së Brendshme në Ankara

Ministria e Brendshme e Turqisë (MBT) tha të dielën se dy “terroristë” e kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke.

Kështu deklaroi ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, me anë një postimi në rrjetet sociale.

Shpërthimi ndodhi vetëm disa orë përpara se parlamenti të mblidhej. Ky është momenti i shpërthimit pranë Ministrisë së Brendshme në Ankara.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha në rrjetin social ‘X’ se dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë gjatë incidentit që ndodhi në orën 9:30 të dielën.

Nuk dihet deri tani se kush mund të jenë sulmuesit. Grupet militante kurde dhe të ekstremit të majtë, si dhe Shteti Islamik kanë kryer sulme vdekjeprurëse nëpër Turqi në të kaluarën.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.