VIDEO/ Momenti kur kryeministri sllovak qëllohet me armë zjarri, dëgjohet britma e tij. Arrestohet autori…!

Kryeministri sllovak Robert Fico mbeti i plagosur ditën e sotme pasi u qëllua disa herë me armë zjarri.Bëhet me dije nga mediat sllovake se autori i ngjarjes është ndaluar nga policia. Kryeministri është dërguar menjëherë në spital.Të shtënat me armë kanë ndodhur pranë Bratislavës kryeqyetit të Sllovakisë. Siç duket edhe nga pamjet, momenti kur kryeministri […]

Maj 15, 2024 - 16:05
 0
VIDEO/ Momenti kur kryeministri sllovak qëllohet me armë zjarri, dëgjohet britma e tij. Arrestohet autori…!
Kryeministri sllovak Robert Fico mbeti i plagosur ditën e sotme pasi u qëllua disa herë me armë zjarri.Bëhet me dije nga mediat sllovake se autori i ngjarjes është ndaluar nga policia. Kryeministri është dërguar menjëherë në spital.Të shtënat me armë kanë ndodhur pranë Bratislavës kryeqyetit të Sllovakisë.

Siç duket edhe nga pamjet, momenti kur kryeministri merret nga forcat e sigurisë dhe futet në makinën kryeministrore ndërsa ata që ndodheshin përreth duken të alarmuar.

Momenti kur u qëllua, është teksa Fico kishte dalë nga mbledhja dhe po futej në makinë.

Nënkryetari i Parlamentit të Sllovakisë, Lubos Blaha, konfirmoi incidentin gjatë një seance parlamentare, të cilën e shtyu për datë të papërcaktuar, njoftoi agjencia sllovake e lajmeve, TASR.

Nuk dihet sa rëndë mund të jetë plagosur Fico. Ai u dërgua menjëherë në spital, raportoi TASR, duke e cituar Blahan.

Gazetarët, të cilët ishin në vendin e ngjarjes, thanë se u dëgjuan disa të shtëna me armë.

Ata shtuan se zyrtarët e sigurisë e futën një person në një veturë dhe u larguan me shpejtësi.

I arrestuari besohet se është i dyshuari që shtiu mbi kryeministrin, megjithëse kjo nuk është konfirmuar nga policia lokale.

Zyra e kryeministrit nuk e ka komentuar rastin ende./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.