VIDEO/ Momenti kur rrëzohet avioni i rivalit të Putin, Prigozhin

Këto janë pamjet e avionit të rrëzuar që besohet se mbante shefin e mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë.

Gusht 23, 2023 - 19:56
 0
VIDEO/ Momenti kur rrëzohet avioni i rivalit të Putin, Prigozhin

Këto janë pamjet e avionit të rrëzuar që besohet se mbante shefin e mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë. Prigozhin dhe pjesa tjetër që po udhëtonin me avion privat kanë ndërruar jetë, raportohet në mediat ndërkombëtare.

 

Avioni është rrëzuar në rajonin Tver në veriperëndim të Moskës, njoftoi Ministria e Emergjencave të Rusisë.

 

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte dhe iniciatori i kryengritjes ndaj qeverisë së presidentit rus, Vladimir Putin. Pas dështimit për rrëzimin e këtij të fundit, Prigozhin u zhvendos në Bjellorusi. Putin deklaroi se e ka falur Pirgozhin për atë që iu referua si tradhti kombëtare.

 

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.