VIDEO/ Momenti shokues kur një 8-vjeçare është rrëmbyer dhe futur në valixhe…!

Një vajzë 8-vjeçare është shpëtuar pasi është rrëmbyer dhe futur në një valixhe nga personi që kujdesej për apartamentin e familjes së saj, në Filipine. Jin Nichole You, e cila ka dy kombësi Filipine dhe Koreane, ka qënë duke u kthyer në shtëpi në momentin që është marrë dhe futur një valixhe, pasditën e djeshme. […]

Gusht 11, 2023 - 19:00
 0
VIDEO/ Momenti shokues kur një 8-vjeçare është rrëmbyer dhe futur në valixhe…!

Një vajzë 8-vjeçare është shpëtuar pasi është rrëmbyer dhe futur në një valixhe nga personi që kujdesej për apartamentin e familjes së saj, në Filipine.

Jin Nichole You, e cila ka dy kombësi Filipine dhe Koreane, ka qënë duke u kthyer në shtëpi në momentin që është marrë dhe futur një valixhe, pasditën e djeshme.

Familja nisi të shqetësohej kur kuptuan që ajo ende nuk ishte kthyer në shtëpi.

Nëna e saj, Tyree Rendal, nisi menjëherë të kontrollonte kamerat e sigurisë së apartamentin dhe u tmerrua kur pa që një burrë të paidentifikuar brenda pronës së saj.

I dyshuari është parë teksa tërheq një valixhe të zezë, në të cilën mendohet se ka fshehur vajzën.

Sapo policia është njoftuar, kanë nisur menjëherë kërkimet për vajzën e humbur. Oficerët e policisë kanë ndjekur vendndodhjen e të dyshuarit, i cili ishte në një apartament që ndodhej po në të njëjtën lagje.

Ata kanë arrestuar Godiflor Rama, 32-vjeç, i cili ishte kujdestari i apartamentit, ku qëndronte vajza edhe familja e saj.

Godiflor ka folur për një media lokale, ku ka thënë se arsyeja pse e ka rrëmbyer vajzën është se familja e saj e kishin akuzuar se kishte vjedhur sendet e tyre, si çantat apo varëset e rrobave.

Shpresoj që familja të më fali për ata cfarë bërë“, ka thënë ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.