VIDEO/ Mundësi e artë për shënim, portieri dhe traversa na mohojnë golin e dytë

Nje mundesi e arte per shenim nga Taulant Seferi nga e Majta, por portieri dhe traversa i mohon golin kembetares se Shqiperise. NGJARJET KRYESORE 74’ Tjetër rast për të shënuar, me gjuajtjen e Bajramit nga jashtë zonës që nuk gjen trekëndëshin në të majtë të portierit. (VIDEO) 73’ Mundësi e artë e kuqezinjve për të […]

Nëntor 17, 2023 - 19:52
 0
VIDEO/ Mundësi e artë për shënim, portieri dhe traversa na mohojnë golin e dytë

Nje mundesi e arte per shenim nga Taulant Seferi nga e Majta, por portieri dhe traversa i mohon golin kembetares se Shqiperise.

NGJARJET KRYESORE

74’ Tjetër rast për të shënuar, me gjuajtjen e Bajramit nga jashtë zonës që nuk gjen trekëndëshin në të majtë të portierit. (VIDEO)

73’ Mundësi e artë e kuqezinjve për të dyfishuar shifrat. Seferi nga e majta gjuan por gjen devijimin e portierit e më pas traversa i mohon gëzimin e golit. (VIDEO)

73’ Një harkim i rrezikshëm në zonën kuqezi spastrohet nga Ismajli i cili largon sferën në këndore.

69’ Motpan i lë vendin në fushë Damaskan në këto minuta të fundit.

67’ Vendasit shfaqen përsëri rrezikshëm me Nikolaeskun i cili ul topin për Postolakin, roveshata e këtij të fundit përfundon qetësisht në duart e Berishës. (VIDEO)

66’ Ramadani provon gjithashtu që të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga jashtë zonës, pa gjetur katërkëndorin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.