VIDEO/ Ndërtimi i urës së re mbi Drin, nis devijimi trafiku i mjeteve që vijnë nga Kosova

Prej mesditës së sotme trafiku i mjeteve që udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës, por edhe anasjelltas është devijuar pranë rreth rrotullimit të Gostilit për në unazën e qytetit të Kukësit e për tu lidhur me urën ekzistuese mbi Drinin e Zi. Devijimi i trafikut u bë për shkak të sigurisë gjatë punimeve që po kryhen […]

Shkurt 24, 2024 - 17:53
 0
VIDEO/ Ndërtimi i urës së re mbi Drin, nis devijimi trafiku i mjeteve që vijnë nga Kosova

Prej mesditës së sotme trafiku i mjeteve që udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës, por edhe anasjelltas është devijuar pranë rreth rrotullimit të Gostilit për në unazën e qytetit të Kukësit e për tu lidhur me urën ekzistuese mbi Drinin e Zi.

Devijimi i trafikut u bë për shkak të sigurisë gjatë punimeve që po kryhen për zhvendosjen e urës së re mbi bazamentet përfundimtare, proces që sipas kompanisë koncesionare do të zgjasë rreth dy javë.

Policia rrugore në bashkëpunim me policinë bashkiake po menaxhon trafikun.

Ndërkohë, punonjësit e kompanisë koncesionare vendosën sinjalistikën e nevojshme dhe blloqe betoni për të ndaluar qarkullimin nga rreth rrotullimi i Gostilit deri tek ura mbi Drin.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.