VIDEO/ Ndihmuan bosin e drogës dhe vranë tre efektivë, momenti kur persona të armatosur sulmojnë furgonin e policisë

Ky është momenti i frikshëm kur persona të armatosur të maskuar i zunë pritë një furgoni të policisë përpara se të qëllonin për vdekje tre oficerë dhe të lironin një ‘bos droge’ të quajtur ‘The Fly’, dhe të largoheshin. Ngjarja ndodhi pas orës 11 të mëngjesit në autostradën A154 pranë kabinës së pagesës Incarville, që […]

Maj 14, 2024 - 15:55
 0
VIDEO/ Ndihmuan bosin e drogës dhe vranë tre efektivë, momenti kur persona të armatosur sulmojnë furgonin e policisë

Ky është momenti i frikshëm kur persona të armatosur të maskuar i zunë pritë një furgoni të policisë përpara se të qëllonin për vdekje tre oficerë dhe të lironin një ‘bos droge’ të quajtur ‘The Fly’, dhe të largoheshin.

Ngjarja ndodhi pas orës 11 të mëngjesit në autostradën A154 pranë kabinës së pagesës Incarville, që ndodhet në qytetin Val-de-Reuil, Normandi, në Francën veriore.

Të paktën tre oficerë franceze u vranë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, pas sulmit në të cilin sulmuesit dhe i burgosuri, Mohammed Amra, 30 vjeç, arritën të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Dënimi i fundit i Amrës ishte për vjedhje, dhe ai gjithashtu është dënuar për tentativë vrasje. Sipas një burimi të policisë për Le Parisien, ai ishte kreu i një rrjeti narkotikësh në Francë, dhe rrjedhimisht konsiderohej jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Sipas BFMTV, Amra u dënua me 18 muaj burg të martën e kaluar nga gjykata për vjedhje të rënda, veçanërisht vjedhje nga supermarkete dhe biznese në periferi të Évreux midis gushtit dhe tetorit 2019.

I dyshuari akuzohet për tentativë vrasje në Saint-Étienne du-Rouvray. Ai gjithashtu thuhet se është paditur në Marsejë për vrasje me dashje të kryer më 17 qershor 2022, në Aubagne ndaj një banori të Dreux, në një rast trafiku droge.

I burgosuri dhe anëtarët e bandës fillimisht u arratisën me dy makina,  një Audi A5 dhe një BMW 5./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.