VIDEO/ Ndjekje si në filma në Durrës, Forcat Operacionale kapin të shumëkërkuarin (EMRI)

Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar Adem Dervishi, i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar. Ai kishte tentuar t’iu ikte forcave operacionale, dhe shërbimeve të Komisariati Durrës, duke u larguar me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekjeje dhe kontrolli të territorit 38-vjeçari ra në pranga. Sipas policisë, 38-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet […]

Dhjetor 10, 2023 - 11:18
 0
VIDEO/ Ndjekje si në filma në Durrës, Forcat Operacionale kapin të shumëkërkuarin (EMRI)

Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar Adem Dervishi, i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar. Ai kishte tentuar t’iu ikte forcave operacionale, dhe shërbimeve të Komisariati Durrës, duke u larguar me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekjeje dhe kontrolli të territorit 38-vjeçari ra në pranga.

Sipas policisë, 38-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë ligjzbatuese kanë nisur punën për ekstradimin e shtetasit e tij drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës / Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Tentoi t’iu ikte forcave operacionale, dhe shërbimeve të Komisariati Durrës, duke u larguar me shpejtësi, pas disa minutash ndjekjeje dhe kontrolli të territorit, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur lokalizmin, kapjen dhe arrestimin e 38-vjeçarit. 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të  zbatimit të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar, si dhe të atyre që posedojnë armë pa leje dhe lëndë narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, i cili lëvizte në zonën e lagjes nr. 14, Durrës,  shërbimet e Policisë organizuan punën për kapjen e tij.

Forcat e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, janë vënë në ndjekje të një shtetasi të kërkuar. Ky shtetas, kur ka parë se ndiqej nga Policia, është larguar me shpejtësi në një zonë me kallamishte dhe errësirë të plotë, por pas disa minuta ndjekjeje dhe kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe prangosën 38-vjeçarin nga Durrësi. Pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën, në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit A. D., 38 vjeç, banues Likmetaj, Durrës.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për  ekstradimin e shtetasit A. D., drejt Italisë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.