VIDEO/ Ndjenjat për Meritonin, Ilnisa hap zemrën: Nuk kam fjetur me një burrë prej 10 vitesh

Mbrëmjen e djeshme, Ilnisa Agolli ka folur për jetën e saj intime pas ndarjes nga bashkëshorti, me të cilën ka edhe një vajzë, Anaisin. Gazetarja e njohur ndau me banorët e “Big Brother VIP 3” histori mjaft personale, ku u shpreh se prej 10 vitesh nuk ka fjetur me një burrë në krevat. Më tej, […]

Mars 26, 2024 - 18:55
 0
VIDEO/ Ndjenjat për Meritonin, Ilnisa hap zemrën: Nuk kam fjetur me një burrë prej 10 vitesh

Mbrëmjen e djeshme, Ilnisa Agolli ka folur për jetën e saj intime pas ndarjes nga bashkëshorti, me të cilën ka edhe një vajzë, Anaisin.

Gazetarja e njohur ndau me banorët e “Big Brother VIP 3” histori mjaft personale, ku u shpreh se prej 10 vitesh nuk ka fjetur me një burrë në krevat.

Më tej, Ilnisa u shpreh se i kishte munguar një puthje dhe tha se është falënderuese që ka njohur Meriton Mjekiqin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndër të tjera ajo tregoi:

“Meritonin që zbulova këtu brenda, nuk e prisja ndonjëherë në jetë të më vinte një e mirë. E kisha ndarë mendjen, iu përkushtova punës, vajzës, qejfeve dhe netëve pa gjumë duke menduar si o Zot mbeta vetëm, si nuk gjeta një njeri që unë e dua. E çmoj shumë puthjen, e kam të shenjtë dhe më paska munguar një puthje prej kaq shumë kohësh. Më ka çuar te ky ndryshimi i jetës. Unë nuk kam fjetur me një burrë në krevat kurrë pas 10 viteve. Kemi pasur raportet tona në jetë, por nëse kishte një terror, ishte të krijoja një raport intensiv dhe ta pranosh veten, e të hapësh zemrën që mund të duash një njeri në jetë“-tregoi Ilnisa.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.