VIDEO/ Në konflikt për pronën, momenti kur 56-vjeçari përplas kunatin me makinë

Është publikuar videoja e momentit kur 56-vjeçari Eduart Dingo ka tentuar të vrasë ish-kunatine  tij duke e përplasur me makinë. Dingo dhe ish-bashkëshorti

Shkurt 5, 2024 - 21:36
 0
VIDEO/ Në konflikt për pronën, momenti kur 56-vjeçari përplas kunatin me makinë

Është publikuar videoja e momentit kur 56-vjeçari Eduart Dingo ka tentuar të vrasë ish-kunatine  tij duke e përplasur me makinë.

Dingo dhe ish-bashkëshorti i motrës së tij, Jani Vasiliu, prej kohësh kanë pasur një konflikt për pronën, pasi janë edhe fqinj me njëri-tjetrin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjetin e tij shtetasin J.V., 53 vjeç, banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia për rastin.

Në videon e siguruar nga Vizion Plus, duket momenti kur Dingo përplas me makinë ish-kunatin, i cili ishte duke punuar në oborrin e banesës. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.