VIDEO/ Neymar zhgënjen fansat, gjesti i bujshëm i futbollistit në festën e të bijës

Asi brazilian Neymar ka festuar gjysmëvjetorin e vajzës së tij Mavie së bashku me ish-partneren e tij Bruna Biancardi. Ish-çifti shihet se ka

Prill 13, 2024 - 10:40
 0
VIDEO/ Neymar zhgënjen fansat, gjesti i bujshëm i futbollistit në festën e të bijës

Asi brazilian Neymar ka festuar gjysmëvjetorin e vajzës së tij Mavie së bashku me ish-partneren e tij Bruna Biancardi. Ish-çifti shihet se ka lënë pas mosmarrëveshjet e tyre për t’i kënduar këngë e ditëlindjes vajzës së tyre.

Por një detaj nga video e postuar në rrjetet sociale ka hapur debat në rrjet.

Futbollisti 32-vjeçare shihet duke luajtur në një aplikacion online pokeri.

Dhe ndërsa familja dhe miqtë duartrokisnin dhe brohoritnin Mavie-n, babai i saj ia hoqi dorën për të bërë lëvizjen e rradhës në lojën e tij, me sa duket duke vënë një bast.

Ky veprim i futbollistit është komentuar bujshëm në rrjetet sociale duke lënë një shije të keqe./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.