VIDEO/ Nuk ndodh për herë të parë: Rusia rrëzon gabimisht avionin e saj luftarak në Donetsk
Rusia së fundmi ka humbur edhe një aeroplan tjetër luftarak në një incident. Megjithatë, forcat anti-ajrore ruse kanë goditur objektivat e gabuara gjatë ditës së sotme, ku mbrojtja ajrore ruse rrëzoi sërish aeroplanin e saj.Raportohet se piloti ka arritur të mbijetojë dhe është dërguar në një spital në Donetsk. Kjo nuk është hera që rusët qëllojnë […]
Nëse konfirmohet, incidenti do të përfaqësonte herën e dytë brenda një jave që forcat e Vladimir Putinit kanë rrëzuar aeroplanin e tyre luftarak, diçka që është kritikuar ashpër si një tjetër shembull i paaftësisë ushtarake.
Në Telegram forcat anti-ajrore shkruajtën: “Falë Zotit, këtë herë piloti mbijetoi.”
Besohet se është hera e pestë që një avion ushtarak rus është rrëzuar gjatë konfliktit Ukrainë-Rusi. Më 29 shtator, një avion i tipit Su-35 82 milionë paund u rrëzua nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore S-300 mbi Tokmak në rajonin e Zaporizhzhia. Në atë incident, thuhet se mbeti i vrarë piloti./m.j
What's Your Reaction?