VIDEO/ “O Zot, o Zot!”, mes lotësh, momenti kur i afërmi identifikon viktimën e shtrirë në tokë, kundërshton policët

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz të Fierit këtë të hënë, ku është ekzekutuar me armë një polic, ka sjelle momente te dhumbshme, teksa nje i aferm ka identifikuar viktimen Nevruz Cenalia, duke thirrur mes lotesh ‘O Zot, o Zot”.. Mësohet se viktima Novrus Cenalia nuk ka qenë në shërbim në momentin që është […]

Maj 13, 2024 - 16:40
 0
VIDEO/ “O Zot, o Zot!”, mes lotësh, momenti kur i afërmi identifikon viktimën e shtrirë në tokë, kundërshton policët

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz të Fierit këtë të hënë, ku është ekzekutuar me armë një polic, ka sjelle momente te dhumbshme, teksa nje i aferm ka identifikuar viktimen Nevruz Cenalia, duke thirrur mes lotesh ‘O Zot, o Zot”..

Mësohet se viktima Novrus Cenalia nuk ka qenë në shërbim në momentin që është ekzekutuar. Ai ishte me origjinë nga Tropoja.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit. rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.