VIDEO/ Pamje të pabesueshme nga moti i keq në Dubai, përmbyten rrugët

Dubai është përfshirë nga moti i keq. Shirat e rrëmbyeshëm dhe brëshëri ka goditur pjesën më të madhe të Emirateve të Bashkuara. Dubai

Prill 16, 2024 - 16:25
 0
VIDEO/ Pamje të pabesueshme nga moti i keq në Dubai, përmbyten rrugët

Dubai është përfshirë nga moti i keq. Shirat e rrëmbyeshëm dhe brëshëri ka goditur pjesën më të madhe të Emirateve të Bashkuara. Dubai është kthyer në një qytet lundrues siç tregojnë imazhet dhe videot që qarkullojnë në mediet sociale.

Kushtet e pafavorshme klimatike pritet të vazhdojnë edhe mëngjesin e së mërkurës, ku banorëve u është kërkuar të respektojnë masat e sigurisë gjatë kohës që zgjat moti i keq.

Ndërsa stuhitë e dendura të shiut dhe breshrit vazhdojnë, stuhia më e keqe në Emiratet e Bashkuara Arabe në 20 vjet, autoritetet e Dubait po u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda dhe të mos lëvizin.Disa rrugë në të gjithë vendin janë mbyllur për shkak të përmbytjeve.

Disa rrugë janë mbyllur për shkak të përmbytjeve dhe drejtuesve të mjeteve u është kërkuar që të përdorin rrugë alternative.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.