VIDEO/ Pamje të rënda nga pallati në Lushnje, situata del jashtë kontrollit, ndërhyn ushtria. Evakuohen banorët e godinave pranë

Flakët kanë pushtuar sërish disa pjesë të pallatit 12-katësh në qytetin e Lushnjes, i cili prej shumë orësh po përballet me zjarrin duke nxjerrë situatën jashtë kontrollit. Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar se edhe ushtria ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse  nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj. Po ashtu raportohet […]

Dhjetor 25, 2023 - 22:46
 0
VIDEO/ Pamje të rënda nga pallati në Lushnje, situata del jashtë kontrollit, ndërhyn ushtria. Evakuohen banorët e godinave pranë

Flakët kanë pushtuar sërish disa pjesë të pallatit 12-katësh në qytetin e Lushnjes, i cili prej shumë orësh po përballet me zjarrin duke nxjerrë situatën jashtë kontrollit.

Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar se edhe ushtria ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse  nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.

Po ashtu raportohet se banorët e pallateve ngjitur me godinën e përfshirë nga flakët janë evakuuar, ndërsa flakët kanë djegur tërësisht katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodheshin disa biznese.

Në pamjet e siguruara dallohet qartë se zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme në një pjesë të godinës, ndërsa autoritetet vijojnë betejën për shuarjen e flakëve të riaktivizuara.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.