VIDEO/ Pamje të rënda, persona të armatosur ekzekutojnë 3 mjekë në një lokal në Brazil

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e tmerrshëm teksa persona të armatosur hapën zjarr në lokalin e një hoteli në Rio de Janeiro, duke vrarë tre mjekë ortopedë dhe duke plagosur rëndë një tjetër. Pamjet e frikshme tregojnë sulmin barbar, nga 3 persona të armatosur që zbritën nga një SUV dhe nisën të hapnin zjarr […]

Tetor 6, 2023 - 12:20
 0
VIDEO/ Pamje të rënda, persona të armatosur ekzekutojnë 3 mjekë në një lokal në Brazil

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e tmerrshëm teksa persona të armatosur hapën zjarr në lokalin e një hoteli në Rio de Janeiro, duke vrarë tre mjekë ortopedë dhe duke plagosur rëndë një tjetër.

Pamjet e frikshme tregojnë sulmin barbar, nga 3 persona të armatosur që zbritën nga një SUV dhe nisën të hapnin zjarr pa asnjë paralajmërim.

Në vendngjarje u gjetën më shumë se 30 gëzhoja që u qëlluan nga vrasësit në më pak se 30 sekonda.

Dy nga mjekët ndërruan jetë në vendngjarje, një i tretë në spital, teksa personi i katërt në tavolinë arriti të shpëtonte pas një ndërhyrje, ndonëse kishte marrë 3 plumba në trup.

Sulmi i armatosur ndaj mjekëve është i paqartë, teksa viktimat kishin shkuar në Rio për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për ndërhyrjet në gju.

Dëshmitarët në vendngjarje treguan për hetuesit se agresorët pasi zbritën nga makina nuk folën asnjë fjalë me viktimat, por nisën të qëllonin pa asnjë paralajmërim.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.