VIDEO/ Pamje të rënda: Ushtarët izraelitë filmohen duke kaluar me veturë sipër trupave të palestinezëve të vrarë

Kamerat e sigurisë të vendosura para një shtëpie në qytetin Tulkarm në Bregun Perëndimor, pretendohet se shfaqin sesi ushtarët izraelitë në një mjet motorik shtypin disa herë trupat e palestinezëve të vrarë gjatë një aksioni në atë rajon. Izraeli nuk ka komentuar menjëherë mbi këto pretendime, pasi pamjet u publikuan kur policia kufitare izraelit të […]

Janar 10, 2024 - 17:01
 0
VIDEO/ Pamje të rënda: Ushtarët izraelitë filmohen duke kaluar me veturë sipër trupave të palestinezëve të vrarë

Kamerat e sigurisë të vendosura para një shtëpie në qytetin Tulkarm në Bregun Perëndimor, pretendohet se shfaqin sesi ushtarët izraelitë në një mjet motorik shtypin disa herë trupat e palestinezëve të vrarë gjatë një aksioni në atë rajon.

Izraeli nuk ka komentuar menjëherë mbi këto pretendime, pasi pamjet u publikuan kur policia kufitare izraelit të hënën njoftoi se komandot e saj kryen bastisje në Tulakarem për të arrestuar militantin e kërkuar dhe se kanë vrarë tre persona në këtë përleshje.

Pamjet e të hënës tregojnë forcat e armatosura izraelite duke iu afruar një shtëpie gjatë natës, dhe shtien mbi një grup të rinjsh – ku të paktën njëri prej tyre ishte i armatosur.

Dy prej tyre u goditën në rrugë dhe mbetën të shtrirë, kurse pamjet nga këndi tjetër tregon se edhe i treti ishte qëlluar. Në video shihet se mjeti i ushtrisë izraelite kalon sipas njëri prej palestinezëve të vrarë.

Të pyetur për këtë ngjarje, zëdhënësi i policisë kufitare izraelite i ka këshilluar gazetarët e Reuters, që t’i drejtohen zëdhënësit të ushtrisë izraelite i cili nuk ka komentuar asgjë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.