VIDEO/ Pamjet e aksidentit te Kryeministria, çifti i të rinjve goditet nga mjeti në trotuar

Euronews Albania ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e të dielës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë. Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar një çift të rinjsh. Siç shihet dhe nga pamjet dy të rinjtë po kalonin në trotuar, kur në një moment ata goditen nga një makinë me […]

Nëntor 6, 2023 - 17:00
 0
VIDEO/ Pamjet e aksidentit te Kryeministria, çifti i të rinjve goditet nga mjeti në trotuar

Euronews Albania ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e të dielës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë. Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar një çift të rinjsh.

Siç shihet dhe nga pamjet dy të rinjtë po kalonin në trotuar, kur në një moment ata goditen nga një makinë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Djali shihet teksa goditet nga mjeti, por fatmirësisht ringrihet në këmbë pa dëmtime. Sakaq goca nuk është kapur nga pamjet, por ajo ndodhej në vendin ku rrezja e goditjes ishte më e madhe duke i shkaktuar lëndime të shumta.

E reja ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Jorgaq Thengjilli, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor sipas nenit 290 të Kodit Penal.

Thëngjilli është personi që shihet në video teksa shtrihet në trotuar duke vendosur duart mbi kokë, pas aksidentit.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.