VIDEO/ Pamjet shokuese: Policia vret 26-vjeçarin afroamerikanin! 96 të shtëna në 42 sekonda

Një video e re tronditëse vjen nga SHBA e cila tregon dhunën e policisë së Çikagos, ku këta të fundit kanë qenë sërish në vorbullën e polemikave. Gjatë një kontrolli në rrugë, oficerët me rroba civile vranë një afrikano-amerikan 26-vjeçar, Dexter Reed , duke qëlluar 96 të shtëna në 42 sekonda. Pamjet, të marra nga kamera që […]

Prill 10, 2024 - 19:40
 0
VIDEO/ Pamjet shokuese: Policia vret 26-vjeçarin afroamerikanin! 96 të shtëna në 42 sekonda

Një video e re tronditëse vjen nga SHBA e cila tregon dhunën e policisë së Çikagos, ku këta të fundit kanë qenë sërish në vorbullën e polemikave.

Gjatë një kontrolli në rrugë, oficerët me rroba civile vranë një afrikano-amerikan 26-vjeçar, Dexter Reed , duke qëlluar 96 të shtëna në 42 sekonda.

Pamjet, të marra nga kamera që ishte vendosur në trupin e një oficeri policie ishin regjistruar më 21 mars, por që u bënë publike vetëm tani, tregojnë të gjithë sekuencën e ngjarjeve.

Dexter Reed u ndalua, sepse po udhëtonte pa rrip sigurimi. Sipas versionit zyrtar policia hapi zjarr, pasi 26-vjeçari nuk pranoi të dilte nga automjeti dhe qëlloi i pari duke plagosur një efektiv.

Videot e ngarkuara në internet nga policia e Çikagos tregojnë këndvështrime të ndryshme, duke përfshirë atë të oficerëve që qëlluan. Megjithatë, nuk ka imazhe të qarta të viktimës  që është duke hapur zjarr.

Më pas në sediljen e pasagjerit të makinës së Reed është gjetur një armë zjarri./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.