VIDEO/ Panik në ajër, avionit Boeing i shkëputet një pjesë gjatë fluturimit në 3 mijë metra lartësi

Një Boeing 737-800 i Southwest Airlines me drejtim në Houston u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit pasi një mbulesë motori

Prill 8, 2024 - 23:05
 0
VIDEO/ Panik në ajër, avionit Boeing i shkëputet një pjesë gjatë fluturimit në 3 mijë metra lartësi

Një Boeing 737-800 i Southwest Airlines me drejtim në Houston u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit pasi një mbulesë motori ra dhe goditi krahun, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA.

Administrata Federale e Aviacionit Amerikan tha se hetimi është në vazhdim.

Kompania ajrore “Southwest Airlines” deklaroi se ekipet e mirëmbajtjes do të inspektojnë avionin, i cili u ngrit në orën 7:49 të mëngjesit me orën lokale dhe u kthye në aeroport në orën 08:15.

Fluturimi arriti një lartësi prej rreth 3,000 metra përpara se të kthehej i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit 25 minuta pas nisjes.

Në bord kishte 135 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe nuk ka pasur të lënduar. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.