VIDEO/ Panik në rrugët e Stambollit, një burrë godet me thikë 11 kalimtarë. Policia vijon kërkimin

Një burrë ka shkaktuar panik nëpër rrugët e Stambollit, pasi goditi me thikë 11 persona. Sipas dëshmive, personi i paidentifikuar është afruar tek kalimtarët dhe pa u thënë asgjë, ka nxjerrë thikën dhe i ka plagosur në pjesë të ndryshme të trupit. Dëshmitarët thanë se sulmuesi filloi të godiste me thikë në rrugët e lagjes Esenyurt në […]

Janar 22, 2024 - 17:22
 0
VIDEO/ Panik në rrugët e Stambollit, një burrë godet me thikë 11 kalimtarë. Policia vijon kërkimin

Një burrë ka shkaktuar panik nëpër rrugët e Stambollit, pasi goditi me thikë 11 persona.

Sipas dëshmive, personi i paidentifikuar është afruar tek kalimtarët dhe pa u thënë asgjë, ka nxjerrë thikën dhe i ka plagosur në pjesë të ndryshme të trupit.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi filloi të godiste me thikë në rrugët e lagjes Esenyurt në orën 10 të mëngjesit dhe vazhdoi për disa orë.

Forcat e policisë vijojnë kërkimin e tij, ndërsa të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalet e Stambollit./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.