VIDEO/ Partizani ndëshkohet me një “eurogol”, letonezët kalojnë në avantazh

Prej 27 minutash në “Skonto Stadion” të Rigës, në Letoni, vendasit e Valmiera po përballen me “demat e kuq” të Partizani dhe pas shumë ofensivave sulmuese kanë gjetur golin e avantazhit falë një goditjeje të mrekullueshme nga jashtë zone të “fantazistit” brazilian, Gustavo Silva. Pasi merr një pasim të shkurtër nga mesfushori malez, Meissa Diop, […]

Gusht 10, 2023 - 19:50
 0
VIDEO/ Partizani ndëshkohet me një “eurogol”, letonezët kalojnë në avantazh

Prej 27 minutash në “Skonto Stadion” të Rigës, në Letoni, vendasit e Valmiera po përballen me “demat e kuq” të Partizani dhe pas shumë ofensivave sulmuese kanë gjetur golin e avantazhit falë një goditjeje të mrekullueshme nga jashtë zone të “fantazistit” brazilian, Gustavo Silva.

Pasi merr një pasim të shkurtër nga mesfushori malez, Meissa Diop, 21-vjeçari brazilian lëshon një predhë nga jashtë zone, duke e çuar topin në “trekëndëshin” e portës, me portierin Qirko që nuk pati asnjë mundësi reagimi. Rezultati shkon në 1 me 0.

SHIKONI GOLIN: VIDEO/ Partizani ndëshkohet me një “eurogol”, letonezët kalojnë në avantazh

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.