VIDEO/ Pas 53 ndeshjesh, Kristjan Asllani më në fund thyen tersin me një supergol te Interi

Kristjan Asllani më në fund ka tundur rrjetën me fanellën e Interit në ndeshje zyrtare. Shpesh protagonist në aksione golash, duke dhënë edhe asiste të rëndësishme, sot për herë të parë që kur ka veshur fanellën zikaltër, ai gjeti golin në ndeshje zyrtare më këtë skuadër. Në minutën e 31-të të ndeshjes ndaj Xhenoas, mesfushori […]

Mars 4, 2024 - 22:20
 0
VIDEO/ Pas 53 ndeshjesh, Kristjan Asllani më në fund thyen tersin me një supergol te Interi

Kristjan Asllani më në fund ka tundur rrjetën me fanellën e Interit në ndeshje zyrtare. Shpesh protagonist në aksione golash, duke dhënë edhe asiste të rëndësishme, sot për herë të parë që kur ka veshur fanellën zikaltër, ai gjeti golin në ndeshje zyrtare më këtë skuadër.

Në minutën e 31-të të ndeshjes ndaj Xhenoas, mesfushori shqiptar shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij me një predhë pas asistit të Sançez. Nuk kishte mënyrë më të mirë për të për të festuar ndeshjen e tretë radhazi si titullar për zikaltrit në Serinë A, në ndeshjen e 36-të për këtë ekip në kampionatin italian dhe të 53-tën në total në të gjitha aktivitetet.

SHIH VIDEON

Më përpara ai kishte gjetur rrugën e rrjetës në Serinë A vetëm si pjesë e Empolit, në një ndeshje pikërisht kundër Interit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.