VIDEO/ Përleshen deputetët në Podgoricë, kaos edhe në Parlamentin e Malit të Zi

Parlamenti i Malit të Zi është përfshirë nga kaosi dhe përplasjet mes deputetëve. Gjatë seancës së sotme, deputeti i opozitës, Oskar Hutter, ka

Mars 7, 2024 - 15:35
 0
VIDEO/ Përleshen deputetët në Podgoricë, kaos edhe në Parlamentin e Malit të Zi

Parlamenti i Malit të Zi është përfshirë nga kaosi dhe përplasjet mes deputetëve. Gjatë seancës së sotme, deputeti i opozitës, Oskar Hutter, ka akuzuar kryeparlamentarin Andrija Mandiç se nuk ka treguar respekt dhe se ka përçuar mesazhe që nxisin përçarjen.

Në videot e publikuara  ne mediat vendase shihet sesi sigurimi dhe deputetët e tjerë ndërhyjnë për të ndalur konfrontimin fizik.

Deputetët e partisë “Për të ardhmen e Malit të Zi”, u vendosën në foltoren e Kuvendit, duke penguar në këtë mënyrë edhe punën në seancë.

Ndërsa jashtë parlamentit  qytetarët u mblodhen në shenjë proteste ndaj kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andreja Mandiç qe sipas tyre nuk e meriton detyren.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.