VIDEO/ Përmbytet “Old Trafford”, probleme në stadium nga reshjet e shiut

Stadiumi legjendar i Manchester United nuk është në gjendje të mirë dhe dje janë zbuluar problemet e para serioze. Në derbin e djeshëm

Maj 13, 2024 - 10:10
 0
VIDEO/ Përmbytet “Old Trafford”, probleme në stadium nga reshjet e shiut

Stadiumi legjendar i Manchester United nuk është në gjendje të mirë dhe dje janë zbuluar problemet e para serioze.

Në derbin e djeshëm me Arsenalin, reshjet e dendura të shiut zbuluan problemet e mëdha që ka “Old Trafford”.

Uji që u grumbullua në çatinë e stadiumit krijoi një rrjedhë uji në një cep, duke përmbytur pjesën e poshtme në atë pikë.

Situata në “Old Trafford” është aq e keqe sa që edhe dhomat e zhveshjes së vizitorëve u përmbytën pas shiut, me ujë që derdhej nëpër mure. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.